Australia shpall skemën e re të vizave humanitare për ukrainasit

Foto nga AP

Australia njoftoi të dielën se do të vërë në dispozicion një vizë të përkohshme humanitare për të gjithë mbajtësit e vizave të përkohshme ukrainase aktualisht në Australi dhe ata që mbërrijnë në muajt e ardhshëm.

Skema e vizave do t’i lejojë njerëzit të punojnë dhe të kenë akses në mbështetjen e qeverisë duke përfshirë Medicare për tre vjet, sipas Ministrit të Emigracionit Alex Hawke.

Qeveria australiane tha se do të punojë me komunitetin ukrainas-australian për të siguruar që opsionet e përshtatshme të vizave të përhershme të vihen në dispozicion të kësaj grupi “në një kohë të përshtatshme”, raporton CNN.

Që nga 23 shkurti, Australia ka dhënë rreth 5,000 viza kryesisht të përkohshme për ukrainasit, nga të cilat rreth 750 kanë mbërritur në vend.