Lajme

Lista Serbe i reagon Kurtit: S’do ta pushtoni veriun asnjëherë, ne do të mbrojmë pragun tonë

Kryeministri Albin Kurti dhe Lista Serbe

Lista Serbe ka reaguar lidhur me patrullimin e djeshëm të Policisë së Kosovës në liqenin e Ujmanit së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme, Xhelal Sveçlën.

Lista Serbe ka thënë se kjo përpjekje e Kurtit dhe kabinetit të tij për të frikësuar serbët dhe pushtuar “komunat e tyre” nuk do të kalojë pasi që ata janë gati të mbrojnë “pragun” e tyre.

“Përpjekja e Albin Kurtit dhe ndihmësit të tij Xhelal Sveçla për të frikësuar popullin serb dhe për të pushtuar komunat tona me ndërtimin e paligjshëm të bazave për njësitë e tyre speciale dhe një udhëtim njëditor në liqen dhe sekuestrimin e pronave serbe në veri të Kosovës nuk do të kalojë. Edhe qindra forcat tuaja speciale nuk do të kenë sukses të trembin popullin serb. Ne do t’i mbrojmë pragjet tona dhe familjet tona.”, kanë shkruar Lista Serben në reagimin e tyre në Facebook.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiqi

Madje, Lista Serbe iu ka bërë thirrje Qeverisë Kurti, që të mendoj mirë për aktivitetet që po bën sepse serbët nuk do e durojnë “skllavërinë”.

“Të shumtë ishin ata që u përpoqën ta skllavëronin dhe ta pushtonin popullin serb dhe të gjithë e dimë se si shkoi. Prandaj, ftojmë mentorët e Albin Kurtit që të mendojnë mirë para se të ofrojnë mbështetje për këto aktivitete të paligjshme. Populli serb dëshiron paqen, por edhe lirinë dhe nuk do ta lejojë veten të bëhet skllevër.”, kanë shkruar ata.

Lexo edhe:
Fillon patrullimi i rregullt i vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë si dhe hapësirës së Ujmanit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar dje se Policia e Kosovës ka nisur patrullimin në liqenin e Ujmanit duke thënë se ky aktivitet po bëhet për herë të parë që nga paslufta.

Për herë të parë që nga paslufta, pas krijimit të njësitit për patrullim ujor, Policia e Kosovës sot filloi me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit”, ka shkruar Sveçla.

Pamje nga patrullimi i djeshëm i Policisë së Kosovës në liqenin e Ujamanit
Pamje nga patrullimi i djeshëm i Policisë së Kosovës në liqenin e Ujamanit

Dje janë bërë dy vite që kur është nënshkruar marrëveshja për normalizimin ekonomik në mes Kosovës e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Pjesë e kësaj marrëveshje ka qenë edhe liqeni i Ujmanit.

Në atë periudhë kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq u patën dakorduar që të punojnë me Departamentin e Energjisë në SHBA dhe subjekte të tjera të qeverisë së SHBA-ve në një studim të fizibilitetit për qëllime të ndarjes së Liqenit të Ujmanit, si burim i besueshëm i ujit dhe energjisë./Shqip.com