Lista e ushqimeve që ulin rrezikun nga kanceri
Edhe pse disa probleme shëndetësore nuk mund të shmangen, ka mënyra për të reduktuar rrezikun.
Kjo bëhet duke zgjedhur një mënyrë jetese më të shëndetshme si ushtrimet e rregullta, shmangia e duhanit dhe alkoolit, si dhe një dietë e shëndetshme.
Ekzistojnë disa lloje ushqimesh që mund t’ju ofrojnë mbrojtje kundër kancerit, shkruan Healtybuilderz.
Boronica
Boronicat dihet se përmbajnë përbërës të tillë si elagitannin, antocianin, si dhe pterostilbene, të cilat janë gjetur se kontribuojnë në shëndetin tonë të përgjithshëm.
Limonët
Përmbajtja e vitaminës C në këtë agrume është zbuluar se ndihmon në largimin e toksinës në gjak, dhe përmirësimin e funksionit të mëlçisë. Sipas hulumtimeve, lëvozhga e limonit mund të shkatërrojë lehtësisht të gjitha qelizat e dëmshme të kancerit që mund të rriten në zorrë të trashë, gji dhe mushkëri. Konsumimi i lëngut të limonit mund t’i ofrojë sistemit tuaj veti antivirale dhe antibakteriale, ndërsa në të njëjtën kohë të largojë çdo inflamacion, të përmirësojë tretjen dhe të rregullojë presionin e gjakut.
Karotat
Shtimi i karotave në dietën tuaj, qoftë si rostiçeri apo pjesë e një vakti, mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër kancerit.
Arrat
Ka studime që tregojnë se konsumimi i disa llojeve të arrave mund të zvogëlojë rrezikun, siç janë arrat braziliane, të cilat mund t’ju mbrojnë nga kanceri i mushkërive për shkak të përmbajtjes së lartë të selenit./SHQIP.com