Sport Shqiptar

Lirohen katër tifozët shqiptarë të arrestuar në Poloni

FOTO: Tifozat Kuq e Zi
FOTO: Tifozat Kuq e Zi

Një grup prej 420 persona udhëtuan kilometra për të parë Shqipërinë në ndeshjen me Poloninë në Varshavë, por një situatë e tensionuar para këtij dueli bëri që policia vendase të arrestonte 4 prej anëtëve të tifogrupit “Tifozat Kuqezi”.

Menjëherë tifozët kërkuan mbështetjen e shtetit shqiptar për lirimin e tyre.

Pas thirrjes së tifogrupit besnik të Kombëtares shqiptare “Tifozat Kuqezi” ka ardhur edhe lirimi i pjestarëve që u arrestuan.

Arrestimi i tifozëve u bë për shkak se disa prej tyre tentuan të fusnin në stadium mjete piroteknike, por tashmë ata janë liruar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë tifogrupi “Tifozat Kuqezi” nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Djemtë tanë u liruan. Falenderim e mirënjohje Ambasadës Shqiptare në Poloni për reagimin e menjëhershëm  dhe mbështetjen e dhënë për lirimin e 4 anëtarëve të arrestuar padrejtësisht në Varshavë”, ka shkruar tifogrupi besnik i Kombëtares së Shqipërisë.

/Shqip.com