Sport Shqiptar

Lirim Zendeli tërhiqet nga Formula 2

Lirim Zendeli

Piloti shqiptar, Lirim Zendeli ka vendosur që të tërhiqet nga Formula 2.

Këtë lajm, 22 vjeçari e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në rrjtet sociale, Facebook, Instagram dhe Twitter, përcjell Shqip.com.

Ndër të tjera, ai ka njoftuar se arsyeja pse e ka shtyrë për ta marrë një vendim të tillë ishte gjendja financiare.

“Nuk do të mund të vazhdoj më në F2 për arsye financiare. Pandemia ka reduktuar edhe më tej buxhetin tim tashmë shumë të ngushtë. Para së gjithash do të doja të falënderoja sponsorët e mi nga Gjermania, të cilët kanë qenë të besueshëm dhe nuk janë arsyeja e ndërprerjes së papritur”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Image
Njofitimi zyrtar

Ai po ashtu, ka falenderuar të gjithë ata që e përkrahën deri më tani dhe se do mundohet të gjejë një rrugë për tu rikthyer përsëri.

“Të kuptoj se duhet të tërhiqem për një moment është shumë e vështirë, por do të përpiqem të gjej një mundësi emocionuese për t’u kthyer në rrugën e duhur sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi gjithashtu ai.

Zendeli, ishte bërë pjesë e Formula 1 në fillim të vitit 2021, ndërsa në të kaluarën kishte qenë pjesë e Formula 3 dhe Formula 4./Shqip.com

Njoftimi i plotë, në gjuhën shqipe:

Përshëndetje ndjekës / fansa / miq

Fatkeqësisht kam një lajm të trishtuar.. Po e lë herët.

Nuk do të mund të vazhdoj më në F2 për arsye financiare. Pandemia ka reduktuar edhe më tej buxhetin tim tashmë shumë të ngushtë. Para së gjithash do të doja të falënderoja sponsorët e mi nga Gjermania, të cilët kanë qenë të besueshëm dhe nuk janë arsyeja e ndërprerjes së papritur.

Sidomos Ajdini i cili duhej të mbulonte boshllëqet e papritura buxhetore të shkaktuara nga premtimet e pa mbajtura nga dikush tjetër. Jam krenar që munda të marr shansin për të garuar në F2 nga një “familje normale” monetarisht. Unë gjithashtu do të doja të falënderoja @officialmpmotorsport i cili ka qenë i durueshëm dhe mbështetës gjatë gjithë kohës.

Të kuptosh që duhet të tërhiqem për një moment është shumë e vështirë, por do të përpiqem të gjej një mundësi emocionuese për t’u kthyer në rrugën e duhur sa më shpejt të jetë e mundur.