Sport Shqiptar

Lirim Kastrati ka shënuar gol për skuadrën hungareze, Fehervar

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati, ka shënuar gol të dielën për skuadrën hungareze, Fehervar.

Skuadra e Fehervari barazoi 2:2 me Ferencvaroshin në kuadër të xhiros së 14-të. Kastrati shënoi për 1:1 në minutën e 52-të, sgkruan Shqip.com.

Ai në minutën e 66-të u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa në minutën e 76-të u zëvendësua. Fehervari fitoi pikën me golin e shënuar në minutën e 89-të.

Kastrati tashmë i ka shtatë ndeshje në kampionatin e Hungarisë duke shënuar golin e parë.

/Shqip.com