Lirika Deva fiton medaljen e artë në disiplinës së sllallomit
Publikuar:
(26.02.2022 22:56:01)

Përfaqësuesit e Reprezentacionit të Kosovës për të rinj morën pjesë në Garën Ndërkombëtare në Vigla të Greqisë.
Një sukses shumë të madh në garën e disiplinës së sllallomit e arriti Lirika Deva, e cila arriti të fitojë medalje të artë.
Një paraqitje mjaftë të suksesshme e pati edhe Elena Hoxha, e cila vetëm për një pozitë nuk arriti të ngjitet në podium, por zuri venin e katërt, që është një rezultat shumë i mirë për të.
Në kategorinë e meshkujve në grupmoshat U16, Kosovën e përfaqësoi një skitar.
Bëhet fjalë për skitarin kosovar, Klos Vokshi, i cili në këto gara arriti të renditet në vendin e 10-të.
Përfaqësuesit e Kosovës do të vazhdojnë me gara edhe ditën e nesërme, ku do të marrin pjesë edhe në disiplinën e sllallomit të madh./Shqip.com