Kulturë Kino

Lipa për filmin Zgjoi: basti im është që Basholli do të shtojë një Oscar në koleksionin e saj

Që kur filmi “Zgjoi”, është renditur në listën e ngushtë të nominimeve për “Oscars”, përkrahja nga artistët shqiptarë nuk ka munguar.

Njashtu e ka përkrahur edhe këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa.

Lipa, ende po vazhdon të mbetet përkrahëse e filmit “Zgjoi”.

Së fundmi ajo ka publikuar në logarinë e saj në Instagarm, një foto të filmit “Zgjoi”, dhe ka lënë një mbishkrim për të.

“Zgjoi është një film i bukur që tregon historinë prekëse dhe frymëzuese të Fahrije Hotit dhe grave të Krushës. Kjo histori lufte dhe këmbënguljeje është ajo që duhet treguar. Ajo flet për shpirtin e përvojës kosovare dhe shpresoj se mund të ndihmojë në shërimin kolektiv të familjeve që u ndanë dhe njerëzve që humbën të dashurit e tyre.

“Jam shumë krenare për atë që ka arritur Blerta Basholli – është një frymëzim. ZGJOI mori shumë çmime në Sundance dhe basti im është që Basholli do të shtojë një Oscar në koleksionin e saj”, ka shkruar Dua.