Lajme Ballkan

Linja ajrore Prishtinë – Zagreb do të mbyllet pas 2 shkurtit

Linja ajrore Prishtinë – Zagreb nuk do të jetë funksionale, një muaj pasi filloi me fluturimet e rregullta, transmeton Shqip.com.

Agjencioni turistik i Kosovës “MyWings”, ka tërhequr biletat për këtë linjë ajrore pas datës 2 shkurt, raporton Total Croatia News.

Rikthimi i kësaj linje është bërë më 15 dhjetor të vitit 2021, por që pas datës 2 shkurt, personat nuk do të mund të udhëtojnë më në këtë linjë.

Fluturimet e kësaj linje fillimisht ishin programuar për tri herë në javë, por që më pas ishin vendosur që të jenë vetëm dy në javë.

Ndërkaq, fluturimet e kësaj linje do të vazhdojnë ditëve të mërkura dhe të shtuna deri më 2 shkurtin e këtij viti./SHQIP.com