Art Jetese

Limonadë e freskët për ditët e nxehta të verës

Përbërësit kryesorë që ju duhen për ta përgatitur janë:

6 ose 7 kokrra limoni në varësi të madhësisë së tyre

200 – 250 gr sheqer

200 – 250 ml ujë pa gaz

Më pak se 1 litër ujë me gaz

Përgatitja:

Në fillim, grini hollë lëkurën e 4 limonëve dhe më pas vendoseni në një tenxhere.

Lëreni të ziejnë bashkë me ujin pa gaz dhe sheqerin, e më pas trazojini vazhdimisht dhe lëreni në maksimum 5-7 minuta.

Pastaj shtypni gjithë limonët dhe në një enë të posaçme hidhni lëngun e shtrydhur, ujin me gaz dhe përgatitjen e parë (lëkurë limoni + sheqer + ujë).

Sigurisht që për çdo rast mund ta zëvendësoni ujin me gaz me ujë natyral.

Në fund, vendoseni në frigorifer dhe lëreni të qëndroj në temperaturë mesatarisht të ftohte për 1-2 orë, dhe më pas shërbejeni me disa kuba akulli.

Sasia e hedhjes së borzilokut, rozmarinës, mentës, etj, ua lëmë në dorë juve.

/Shqip.com