Liga e Konferencës/ Sot dueli Ballkani-Plzen në “Air Albania”
Publikuar:
(30.11.2023 10:49:46)

32 skuadra do të zbresin në fushë për t’u përballur në ndeshjet e vlefshme për fazën e grupeve në raundin e 5-të në Ligën e Konferencës.
Dueli më i rëndësishëm padyshim është ai mes Ballkanit dhe Viktoria Plzen. Një përballje e fortë ku skuadra e Dajës do të kërkojë fitoren për të pasur mundësinë për të kaluar në fazën tjetër.
Tashmë miqtë e kanë siguruar matematikisht kualifikimin teksa ka mbetur edhe një raund tjetër për të luajtur.
Legia e Ernest Muçit do të sfidojë në transfertë Aston Vilën në orën 21:00.
/Shqip.com