Sport Ndërkombëtar

Liga e Kampionëve sonte kompleton çerekfinalen

Dy ndeshje sotme do t’i përcaktojnë edhe dy skuadrat e fundit çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve.

Të dy ndeshjet fillojnë në orën 21:00 dhe takohen Real Madrid – Liverpool e Napoli – Eintracht Frankfurt.

Ndeshja e parë që u zhvillua në “Anfield Road” përfundoi me fitore të thellë 5:2 të Realit, dhe Liverpoolit sot do t’i nevojitet një mrekulli për ta eliminuar kampionin aktual evropian.

Ndërkaq, krahas këtij takimi do të zhvillohet edhe përballja tjetër mes Napolit dhe skuadrës së Eintracht Frankfurtit.

Ndeshja e parë që u luajt në “Deutsche Bank Park” përfundoi me fitore 2:0 të Napolit dhe skuadra italiane është shumë afër kalimit në çerekfinale.

/Shqip.com