Art Jetese

Lidhja mes mbipeshës dhe astmës

Mjekët kanë paralajmëruar prej kohësh se mbipesha rrit rrezikun e shfaqjes së astmës.

Megjithatë, një kërkim i ri shkencor sugjeron se edhe astma mund të rrisë rrezikun e mbipeshës.

Studimet kanë zbuluar se njerëzit e prekur nga azma janë më të rrezikuar nga mbipesha.

Rreziku është më i lartë tek njerëzit që preken nga astma në një moshë të rritur.

Sipas shkencëtarëve, mbipesha mund të luajë një rol nxitës për azmën nëpërmjet disa ndryshimeve fiziologjike, metabolike apo inflamatore.

Gjetjet e studimit sugjerojnë se marrëdhënia mes obezitetit dhe azmës është shumë herë më e komplikuar seç mendohej.

Këshilli Shkencor Evropian e përshkroi këtë studim si një hap të rëndësishëm në zbërthimin e marrëdhënies mes obezitetit dhe astmës.

Young woman using inhaler against asthma on color background

Kjo do të çojë në gjetjen edhe të mjekimeve të duhura që lidhin mbipeshën dhe astmën.

Shkaktarët dhe nxitësit e tjerë të astmës

Studimet se çfarë e shkakton azmën janë ende në vijim.

Ajo që dihet deri më tani është se astma është një sëmundje inflamatore kronike që prek rrugët e frymëmarrjes.

Shkaqet dhe simptomat e astmës janë të ndryshme në varësi të individit.

Simptomat përfshijnë edhe kollë, vështirësi në frymëmarrje dhe një tingull me fishkëllimë gjatë marrjes së frymës.

Kolla që shoqëron astmën ndodh sepse trupi përpiqet të vetë pastrohet nga sekrecionet.

/Shqip.com