Kulturë

Libri “Linea dhe nëna Engjëlinë”, i autores Mikaela Sundstrom, tashmë edhe në shqip

Libri “Linea dhe nëna Engjëlinë” i autores Mikaela Sundstrom
Libri “Linea dhe nëna Engjëlinë” i autores Mikaela Sundstrom

Na ishte një herë një botë mbi re. Një botë me kodra e lugina, furra buke e librari, organo, punëtori për riparimin e krahëve dhe tramvaj mbi shina. Atje lart, diku mbi lëmshe të bardhë dhe të butë, diku në njërin nga këta, në një shtëpi të verdhë, me vazo me lule, me bukuri qiellore, jeton nëna e Lineas, nëna Engjëlinë. Në një nga retë, aty pranë, banon edhe nëna e Pipit dhe, herë-herë, në raste festash e gëzimesh, e vizitojnë njëra-tjetrën, pinë kafe, shoqëruar me ndonjë ëmbëlsirë dhe bisedojnë për fëmijët e tyre.

Linea është gjashtë vjeçe, me aftësi të shumta. E veçantë jo vetëm për babin, njohësin e matematikës, por edhe për Johanën, shoqen më të mirë, gjithashtu gjashtë vjeçe, eksploruese e rrugëtimeve. Dhe për nënën, Nënën Engjëlinë, e cila jeton në qiell dhe e cila e do aq shumë të bijën e vet, të Bukurën e Dheut!

Libri “Linea dhe nëna Engjëlinë” i autores Mikaela Sundstrom

Është verë dhe gjithçka ka aromën e dëlirë, erë panje e ditë të ngazëlluara. Por, atë verë të veçantë, kur Linea mbush shtatë vjet, ndodh diçka e papritur, diçka e tmerrshme: Babi bie në dashuri me një grua. Një grua e quajtur Helga. Dhe ajo mund të fluturojë!

Libri “Linea dhe nëna Engjëlinë” i autores Mikaela Sundstrom, me ilustrime nga Linda Bondestam, i përkthyer nga finlandishtja nga Muharrem Miftari, i botuar nga Shtëpia Botuese “Jakup Ceraja”, tani gjendet nëpër libraritë kryesore të kryeqytetit, por mund të porositet edhe online.

Një lexuese e librit “Linea dhe nëna Engjëlinë”, i autores Mikaela Sundstrom

/Shqip.com