Sport Ndërkombëtar

Lewandowski – sulmuesi më i mirë i vitit 2021

Robert Lewandowski

Golat e shënuara kanë filluar t’i shpërblehen me sukses.

Robert Lewandowski është shpallur sulmuesi më i mirë i vitit 2021, nga “France Football”.

Sulmuesi polak ishte i jashtëzakonshëm gjatë sezonës së kaluar, duke qenë ndër futbollsitët kryesorë të Bayern Munchen.

Pasi e fitoi këtë çmim ai tha se “Jam shumë krenar që jam këtu, jam shumë krenar edhe për këtë trofe. E di se çfarë do të thotë të jesh në fushë, të jesh gati për të shënuar gola”.

Image
Robert Lewandowski

Në 29 ndeshje të zhvilluara seoznën e kaluar në futbollin elitar të Gjermanisë, Leva e kishte gjetur rrugën për te goli 41 herë.

Ndërsa, regjistroi edhe shtatë asistime.

Formë të njëjtë është duke kaluar edhe në sezonën aktuale, ku golat tashmë janë bërë rutinë për të.

Në 13 takime, ka tundur rrjetën 14-të herë në Bundesliga, ndërsa ka edhe një asisitm.

Ndërsa, në Ligën e Kampionëve, ku është autor i nëntë golave. /Shqip.com