Sport Ndërkombëtar

Lewandowski i gatshëm për të debutuar me Barcelonën

Robert Lewandowski

Pritja e tifozëve të FC Barcelonën për ta parë Robert Lewandowskin me fanellën e katalunasve – do të marrë fund në orët e para të mëngjesit – të nesërm.

Sulmuesi polak – do të debutojë me Barçën – në ndeshjen miqësore kundër Real Madrid, e cila zhvillohet me fillim nga ora 04:00.

Ky takim që zhvillohet në Las Vegas, do jetë edhe një “test” për trajnerin Xavi Hernandez dhe trasnferimet e reja të blaugranëve.

Duke e marrë parasysh rivalitetin e madh të këtyre dy skuadrave – pritet të jetë një takim mjaftë i veçantë për Lewan.

Ai ka nënshkruar kontratë me Barçën deri në vitin 2027, ndërsa nga ky transferim – Bayerni ka fituar afro 50 milionë euro. /Shqip.com

33 vjeçari e mbylli sezonin e fundit në Bundesliga me 35 gola të shënuara – në 34 ndeshje sa zhvilloi.