Kulturë

“Levitating” e Dua Lipës shpallet kënga më e mirë e vitit 2021

Dua Lipa

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa shënon suksesin e radhës në botën e muzikës.

Kënga e saj “Levitating” është shpallur kënga më e mirë e vitit 2021, shkruan Shqip.com.

Sipas renditjes së Billboard Chart, kënga “Levitating” përfshihet në kategorinë e “Hot100 Songs” për të gjithë artistët, me ç’rast ajo radhitet në vendin e parë.

Dua, ka postuar në llogarinë e saj në Instagram vlerësimin nga Billboard Chart duke falënderuar edhe fansat e saj për mbështetjen.

“Levitating” është numri #1 Billboard Hot 100 kënga e vitit 2021!!! Faleminderit, faleminderit! Duke e ndarë këtë moment me njerëzit që i dua shumë @the_koz @sarahhudsonxx @icoffeeir. Do të thotë bota për mua“, ka shkruar Dua në postimin e saj./Shqip.com