Sport Ndërkombëtar

Letër nga burgu, Alves me fjalë emocionuese për gruan e tij  

Dani Alves, ende i burgosur në “Brians 2” në Barcelonë, i ka shkruar një letër gruas së tij Joana Sanz, e cila së fundmi njoftoi ndarjen me ish-lojtarin e Barcelonës.

“E dashura ime Joana. Kanë qenë pothuajse 8 vjet me kaq shumë dashuri, respekt dhe kujdes të ndërsjellë, sidomos vitet e fundit.

Në krahun tënd gjithçka duket më e lehtë dhe më e këndshme. Ti dhe fëmijët e mi keni qenë gjëja më e bukur që më ka ndodhur në jetë. Së bashku jemi rritur që nga dita kur u njohëm, që nga momenti kur filluam një jetë bashkë.

ilustrim

Kemi shoqëruar njëri tjetrin gjatë gjithë këtyre viteve, duke forcuar dhe përkëdhelur njëri tjetrin”, thuhej në letrën e shkruar nga braziliani, e cila u publikua nga programi “Y Ahora Sonsoles”.

/Shqip.com