Sport Ndërkombëtar

Lenglet te Tottenham – vetëm çështje kohe

Lenglet vs Kane

Qendërmbrojtësi i Barcelonës po pret vetëm fluturimin, pasi valixhet i ka gati.

Lenglet ka disa kohë që po monitorohet nga skuadra e Antonio Contes, që përkundër Xavit, mendon se lojtarit ia vlen t’i jepet një mundësi e dytë.

Tani, marrëveshja mes dy klubeve mbetet thjesht punë e formaliteteve të dokumenteve, sepse finalizimi është shumë afër, raporton Fabrizio Romano.

Vetëm disa detaje të marrëveshjes së huazimit kanë mbetur të diskutohen dhe zyrtarizimi do të jetë problem me i vogël.

Nga ana tjetër, ish-anëtari i Sevillas kishte rënë dakord për kushtet personale me Spurs gjatë javës së kaluar.

Lenglet ka 20 paraqitje për gjigantin spanjoll këtë sezon, ku ka asistuar një herë.

Clement Lenglet, FC Barcelona

Francezi ka kontratë me klubin deri në qershor të vitit 2026, teksa vlera e tij ne treg kap shifrën e 14 milionë erove, sipas “transfermarkt”.

26 vjeçari iu bashkua Barçës në korrikun e vitit 2018 nga Sevilla, për 35 milionë sosh. /Shqip.com