Sport Ndërkombëtar

Lenglet mund të aterojë në Londër, me Conten e interesuar

Tashmë një dështim te Barcelona, Clement Lenglet nuk ka të ardhme më aty.

Trajneri i blaugranave, Xavi Hernandez nuk e ka atë në planet e veta për edicionin e ri.

Por, Tottenham po shqyrton mundësinë për transferimin e tij, raporton Sport.

Lenglet kundër Harry Kane, Liga e Kampionëve 2018/19

Klubi anglez do të preferonte të marrë shërbimet e tij në formë huazimi, me mundësi jo të detyrueshme për ta blerë.

Nga ana tjetër, katalunasit do e konsideronin blerjen e menjëhersëshme të tij si primare.

Lenglet ka 20 paraqitje për gjigantin spanjoll këtë sezon, ku ka asistuar një herë.

Clement Lenglet, Franca

Francezi ka kontratë me klubin deri në qershor të vitit 2026, teksa vlera e tij ne treg kap shifrën e 14 milionë erove, sipas “transfermarkt”.

26 vjeçari iu bashkua Barçës në korrikun e vitit 2018 nga Sevilla, për 35 milionë sosh. /Shqip.com