Sport Shqiptar

Lëndohet Sadiku, nuk merr pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022

Donjeta Sadiku

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, nuk do të pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Ajo ka pësuar një lëndim në dorë gjatë përgatitjeve për këtë kompeticion.

Ky lëndim do ta mbaj 22-vjeçaren jashtë ringut për së paku një muaj.

Krahas Donjetës, në Oran nuk do të udhëtojë as përzgjedhësi i femrave në boks, Faton Xhakli.

Kujtojmë që Sadiku fitoi muajin e kaluar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të boksit, të mbajtur në Stamboll të Turqisë.

Ekipi mesdhetar i Kosovës do të përbëhet nga 39 sportistë të 13 sporteve të ndryshme për Lojërat Mesdhetare Oran 2022, të cilat prej 25 qershor deri më 6 korrik 2022, do të mbahen në qytetin e Oranit të Algjerisë.

Lista përbëhet nga xhudistja, Distria Krasniqi, Akil Gjakova, Loriana Kuka, Laura Fazliu, Bashkim Bajoku, Shpetim Bajoku, Patriot Behrami, Lorent Murati, Egzon Shala, Alban Sopa./Shqip.com