Lajme

Lëndohet rëndë gjakovari në mal, rrokulliset me traktor

Ilustrim

Një person në Gjakovë është rrokullisur aksidentalisht me traktor.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së shtune në ora 17:00.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar gjersa ka qenë duke punuar në mal ishte rrokullisur aksidentalisht me traktor. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftim.

PK ka bërë të ditur se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor./Shqip.com