Sport Ndërkombëtar

Lëndohet Rashford, në dyshim për ndeshjen ndaj Wolvesit

FOTO: Getty Images
FOTO: Getty Images

Marcus Rashford është në dyshim për ndeshjen e sotme të Manchester United kundër Wolverhampton.

Sulmuesi anglez ka pësuar së fundi një lëndim në këmben e tij, e këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i United, Erik Ten Hag.

”Varane u kthye. Rashford është në dyshim. Ai ka një problem, një dëmtim në këmbën e tij. Ai është në dyshim të madh për të shtunën, por jemi të lumtur që së paku, Varane është kthyer mes nesh. Nuk mund të shtoj asgjë më shumë për Rashford. Thjesht mbetet një dyshim i madh për këtë takim”, deklaroi Ten Hag.

Tekniku holandez gjatë konferencës së fundit foli edhe për mundësin e kualifikimit të Manchester United në Champions League për sezonin e ardhshëm.

”Nuk ka rëndësi vetëm fakti që kemi çdo gjë në duart tona. Rëndësinë kryesore e ka kundërshtari i së shtunës, Wolverhamptoni. Duhet t’i vlerësojmë në maksimum. Ata kanë bërë një punë të shkëlqyer, por ne duhet të fokusohemi tek dobësitë e tyre. Dhe t’i shfrytëzojmë ato në favorin tonë”, përfundoi Ten Hag.

/Shqip.com