Lëndohet përsëri Ibrahimoviç
Publikuar:
(31.03.2023 10:52:23)

Zlatan Ibrahimovic është lënduar gjatë seancës së fundit stërvitore me kombëtaren suedeze.
Lajmet e fundit nga kampi i Milanit thonë se Ibrahimovic mund të mungojë deri në një muaj.
Ibra ka qenë jashtë fushave thuajse tërë sezonin pas operacionit në gju vitin e kaluar.
Ai ka pësuar një lëndim muskulor në kofshën e djathtë që do ta mbajë jashtë fushës për të paktën dy javë.
Por, në testet e fundit mjekësore del se lëndimi i Ibrës del të jetë më serioz. 41-vjeçari do të monitorohet çdo javë derisa të kualifikohet për rikthim në fushën e gjelbërt.
/Shqip.com