Lajme

Lëndohen tre persona në një aksident në Gjilan

Fotografia ilustruese
Fotografia ilustruese

Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur të mërkurën rreth orës 03:30 në rrugën “Avdullah Tahiri”, në Gjilan.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar”, thuhet në raport.

Ndërkaq, rasti është në procedurë hetimore.

/Shqip.com