Lajme

Lëndohen tre persona në një aksident në Gjakovë, njëri dërgohet në QKUK

Ilustrim.

Tre persona janë lënduar si shkak i një vetaksidenti në fshatin Mrasor të Rahovecit që ka ndodhur sonte rreth orës 20:00.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

“Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Mrasor. Dy të lënduar janë dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë kurse një në QKUK”, tha Xhurkaj.

Arsyeja e aksidentit, sipas policisë ka qenë mospërshtatja e kushteve të rrugës.

Ilustrim

Po ashtu, para disa minutash SHQIP.com ka raportuar për një aksident tjetër që ka ndodhur në hyrje të Kaçanikut.

Tetë persona janë lënduar ndërsa dy vetura ishin të përfshira në aksident./Shqip.com

Lexo edhe:
Tetë persona lëndohen në një aksident trafiku në hyrje të Kaçanikut