Lajme

Tetë persona lëndohen në një aksident trafiku në hyrje të Kaçanikut

Ilustrim

Tetë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në hyrje të Kaçanikut.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajit.

“Disa nga të lënduarit po marrin trajtimet mjekësore në Kaçanik e ndërkaq disa të tjerë janë dërguar për trajtim në Ferizaj”, tha Veseli.

Ilustrim.

Sipas policisë, në aksident ishin të përfshirë dy automjete./Shqip.com