Sport Ndërkombëtar

Lëndimi 8-mujor i Ibrahimovic i zbeh të ardhmen në “San Siro”

Gjiganti suedez duket se po vie drejt fundit të karrierës.

Zlatan Ibrahimovic do të mbetet jashtë fushave për afro tetë muaj.

Operacioni i tij në gju do të jetë arsyeja e mungesës së tij dhe, ndoshta edhe një rimendim rreth të ardhmes së tij te Milani.

40 vjeçari ndihmoi klubin kuqezi të arrinte suksesin më të madh pas 11 vitesh, duke triumfuar si kampionë në Serie A.

Roli i tij në edicionin që lam pas ishte më shumë i një ‘babai’ se sa në fushë.

Klubi e quajti procedurën në gjurin e tij të majtë “një sukses të plotë”.

Ibrahimovic, të cilit i skadon kontrata në verë, më herët kishte shprehur dëshirën për të qëndruar me Milanin edhe për të paktën një sezon.

Zlatan Ibrahimovic

Por, një lëndim me kohëzgjatje të tillë e bën disi e vështirë për të qëndruar

Ish-frontmeni i Manchester United dhe Paris St-Germain u kthye në “San Siro” në vitin 2020.

Ai bëri 11 ndeshje në ligë këtë sezon, ku shënoi tetë gola. /Shqip.com