Lajme

Lekaj-Qeverisë: Kur doni me u mbush mend që mos të bëni hajgare me Kosovën

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj, ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëndosje, e cila propozoi seancën e sotme rezolutë karshi rritjes së inflacionit.

Lekaj në një postim në Facebook, ka thënë se përse është e nevojshme rezolutë e tillë kur kjo parti udhëheq Kosovën.

Ai e ka pyetur Qeverinë “se kur doni me u mbush mend dhe mos me bë hajgare”

“Edhe kjo ndodhi sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pra mazhoranca i propozon Qeverisë rezolutë për të ndërmarrë veprime karshi rritjes së inflacionit. Pse është e nevojshme rezoluta e VV-së, kur i ka nën menagjim të gjithë mekanimzmat institucional. Në orvajtje për të shpëtuar lëkurën e saj.Kur doni me u mbush mend e mos me bë hajgare me këtë vend?”, shkroi Lekaj.

Ai tha se Qeveria po përdorë deputetët për të ndërtuar një ombrellë populliste.

Lexo edhe:
VV-ja prezanton rezolutë për adresimin e rritjes së çmimeve

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila në seancën e sotme të Kuvendit ka prezantuar rezolutën për adresimin e rritjes së çmimeve.

Ajo tha se qytetarët duhet të mbrohen nga ndikimi i inflacionit dhe kriza ekonomike.

Kusari-Lila tha se përmes rezolutës dhe hartimit të ligjit për mbrojtjen e furnizimit të produkteve themelore, s’do të ketë fitime të mëdha për një grup të vogël të bizneseve.

Ajo tha se nuk duhet të krijohet hapësira për pozita abuzuese që sjellin fitime për grupe biznesesh, si dhe ulja e TVSH-së në disa sektorë nuk përcillet me uljen e çmimeve te konsumatorët, por vetëm fitim më të madh të bizneseve./Shqip.com