Lajme

Lekaj, Kadaj-Bujupi e Baftiu deklarohen të pafajshëm në gjykatë

Deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, si dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, janë deklaruar të pafajshëm në gjykatë lidhur me akuzën për posedim të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 2016.

Ish-deputetja Kadaj-Bujupi tha se nuk ka çfarë të shtojë ngase që 7 vite është deklaruar e pafajshme.

Të pafajshëm u deklaruan edhe të akuzuarit Haxhiu, Lekaj dhe Baftiu.

/Shqip.com