Lajme

Lejuan bashkëjetesën e çiftit nën 16-vjeç, arrestohen prindërit në Obiliq

Ilustrim

Gjatë ditës së hënë janë arrestuar dy persona në Obiliq, të dyshuar se në këmbim të parave kanë lejuar bashkëjetesën e fëmijëve nën moshën 16 vjeçare.

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orë, ka njoftuar se në këtë rast është njoftuar prokuroria e shtetit.

“Janë arrestuar dy të dyshuar mashkull dhe femër kosovare nën dyshimin se në këmbim të parave, para gjashtë muajve kanë lejuar bashkëjetesën e fëmijëve të tyre të cilët janë nën moshën 16 vjeçare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit pas intervistimit të lirohen, ndërsa viktima femër kosovare të kthehet tek prindërit e saj”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës

PK ka njoftuar se rasti është ka shkuar në procedurë të rregullt./Shqip.com