Legjenda e Milanit do të jetë ndihmës i Ancelottit te Brazili
Publikuar:
(06.07.2023 18:53:27)

Tekniku italian Carlo Ancelotti do të marrë drejtimin e Kombëtares së Brazilit në verën e vitit 2024.
Sipas “La Gazzetta dello Spor”, legjenda e Milanit, Ricardo Kaka mund t’i bashkohet ish-trajnerit të tij në stafin teknik brenda një viti.

Is-fituesi i Topit të Artë shënoi 95 gola në 270 ndeshje nën drejtimin e Ancelottit tek Milani, duke fituar pesë tituj, përfshirë një “Scudetto” dhe një Champions.
/Shqip.com