Sport Ndërkombëtar

LeBron James vazhdon me rekorde

LeBron James është bërë lojtari i parë në histori të NBA-së që shënoi të paktën 40 ose më shumë pikë kundër të gjitha 30 skuadrave të NBA. Ai shënoi 46 pikë që nuk ishin të mjaftueshme për LA Lakers për të mposhtur rivalët e tyre, LA Clippers, të cilët morën fitoren me rezultatin 133-115 në “Crypto.com Arena”.

Megjithatë, LeBron duket se ka vetëm javë, nëse jo ditë larg nga thyerja e pikëve të sezonit të të gjitha kohërave të mbajtur nga legjenda e Lakers, Karim Abdul Jabbar.

Me 46 pikë në ndeshjen e së martës mbrëma, LeBron tani ka 38.120 pikë në karrierën e tij 20 vjeçare në NBA me tre skuadra. Jo vetëm që nata magjike e LeBron përfshinte të paktën 40 pikë kundër Clippers për herë të parë në karrierën e tij, por LeBron gjithashtu arriti shifrën magjike me nëntë trepikësha në një ndeshje, e cila ishte një rekord personal në karrierën e tij të lavdishme. Pavarësisht gjithë kësaj, ai nuk mundi të pengojë fitoren e dhjetë radhazi të Clipersave ndaj Lakers. Me këtë rezultat, Clipers janë në vendin e pestë në Konferencën Perëndimore, ndeshja e tyre e radhës do të jetë me San Antonio Spurs, ndërsa Lakers qëndron në vendin e 13-të.

/Shqip.com