Sport Ndërkombëtar

LeBron James dhe Chris Paul kërkojnë dënim më të rëndë për Sarver

Pronari i Phoenix Suns, Robert Sarver, është pezulluar për një vit dhe është gjobitur me 10 milionë dollarë pas një hetimi të NBA-së mbi pretendimet për racizëm.

NBA e gjeti Sarverin “të angazhuar në sjellje që shkelnin qartë standardet e zakonshme të vendit të punës”, shkruan BBC.

Lexo edhe:
Pronari i Phoenix Suns pezullohet dhe gjobitet me 10 milionë dollarë

Por, me këtë vendim nuk janë pajtuar LeBron James dhe Chris Paul, sipas të cilëve dënimi është shumë i lehtë.

“Nuk ka vende për mizogjini, seksizëm dhe racizëm në asnjë vend pune. Ne e mbajmë ligën tonë si një shembull të vlerave tona dhe kjo nuk është ajo”, shkroi James në Twitter.

Dymbëdhjetë herë All-Star Paul, i cili ka luajtur për Suns që nga viti 2020 shtoi se sjellje e till është e pa pranueshme.

“Si shumë të tjerë, unë e kam shqyrtuar raportin. Unë kam qenë dhe jam i tmerruar dhe i zhgënjyer nga ajo që lexova. Kjo sjellje sidomos ndaj grave është e papranueshme dhe nuk duhet të përsëritet kurrë. Unë jam i mendimit se sanksionet dështuan në adresimin e vërtetë të asaj që ne të gjithë mund të biem dakord se ishte sjellje mizore. Zemra ime është me të gjithë njerëzit që u prekën”.

NBA intervistoi 320 njerëz dhe shqyrtoi 80,000 dokumente dhe video pas një artikulli të ESPN në nëntor 2021i cili pretendonte se 18 vitet e Sarverit në krye të ekipit ishin karakterizuar nga sjellje dhe ngacmime raciste dhe seksiste./Shqip.com