Ekonomi

LDK tregon një tjetër ‘mashtrim’ nga pushteti

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi për media ka thënë se pushteti ka bërë një mashtrim tjetër dhe ka të bëjë pikërisht me ekonominë.

Tutje, në njoftimin e LDK-së thuhet se për shkak të rritjes së çmimeve në produktet bazike, qytetarët nuk arrijnë që me pagat e tyre të përballojnë koston e jetesës.

LDK ka prezantuar planin që sipas tyre është përkrahje për familje.

Sipas tyre ky plan parasheh heqjen e TVSH-së për produktet bazike, të ulët çdo barrë tatimore dhe rritjen e pagave në përputhje me inflacionin.

/Shqip.com