LDK për Samitin në SHBA: “As në dekë, e as në drekë”

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar pasi Kosova nuk është ftuar në Samitin e Demokracisë që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Shqip.com.
Gashi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar një shprehje, të cilën e ka lidhur me situatën.
“As në dekë, e as në drekë! (kur mungon ftesa për në SHBA)”, ka shkruar Gashi.
Ky samit është organizuar nga Presidenti i SHBA-së Joe Biden, ku në Ballkanin Perëndimor nuk ftoi vetëm Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Serbinë.
Për lënien anash të Kosovës nga SHBA-të në këtë samit, nga Qeveria e kanë fajësuar mënyrën e ardhjes në pushtet të Qeverisë së kaluar.
Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, me anë të një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se nuk është fare befasi pse Kosova nuk u ftua në këtë samit të thirrur nga SHBA-të dhe se e gjithë kjo ka ardhur si pasojë “e rezultatit të dobët të demokracisë së Kosovës në ‘Freedom House’”. /Shqip.com