Lajme

LDK: Ndërhyrja e pushtetit në UP është akt i papranueshëm

Lidhja Demokratike e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një reagimi ka akuzuar pushtetin e VV-së për ndërhyrje në Universitetin e Prishtinës.

Sipas LDK-së, ndërhyrja e pushtetit në UP është akt i papranueshëm.

“Ndërhyrja e pushtetit në UP është akt i papranueshëm Nën ndikimin e partisë në pushtet, Këshilli Drejtues i Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina e shkarkoi sot rektorin i këtij universiteti, Prof. dr. Naser Sahitin. Për Lidhjen Demokratike të Kosovës kjo është ndërhyrje e papranueshme e politikës në institucionet arsimore. Këtij akti të papranueshëm e të dëmshëm për arsimin i ka paraprirë kapja e Këshillit Drejtues të UP-së nga partia në pushtet përmes përzgjedhjes së kandidatëve me kriter partiak-klientelist e me integritet të kontestuar” thuhet në reagimin e LDK-së.

Lexo edhe:
Konkursi për rektor të UP-së hapet të hënën, Pllakolli nuk konkurron

Këshilli Drejtues i UP-së, gjatë ditës së sotme ka shkarkuar nga pozita e Rektorit të UP-së, Naser Sahitin.

Po i njëjti organ ka vendosur që konkursi për Rektor të UP-së të hapet të hënën me 24 tetor.

Ish-Rektori i UP-së, Naser Sahiti nuk është deklaruar për media pas shkarkimit të tij nga ana e Këshillit Drejtues të UP-së. Ushtruese e detyrës në krye të institucionit është emëruar Luljeta Plakolli-Kasumi, por që e njëjta nuk do të konkurrojë për të marrë pozitën e Rektores.

/Shqip.com