Sport Ndërkombëtar

Lazio mposht Monzan, Hysaj luan gjatë gjithë ndeshjes

Lazio e ka mundur Monzan me rezultat 1:0 në kuadër të xhiros së 14-të të Series A, raporton Shqip.com.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Romero në minutën e 69-të të ndeshjes.

Për Lazion gjatë gjithë ndeshjes në këtë takim u aktivizua mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj.

Lazio pas kësaj fitoreje ndodhet e dyta në tabelë me 30 pikë, tetë më pak se lideri Napoli, kurse Mozna ndodhet e 15-ta me 13 sosh.

/Shqip.com