Art Jetese

Lazanja me plot shije dhe e lehtë për përgatitje

Më poshtë do të gjeni një recetë klasike të lazanjës që mund t’a gatuani lehtë në shtëpi.

Përbërësit e Lazanjës

12 peta lazanje

Gjysmë kilogramë mish të grirë

2 thelpinj hudhre të grirë

Gjysëm luge çaji me hudhër pluhur

1 lugë çaji me rigon të thatë

Kripë dhe piper

450 gramë gjizë

2 vezë

Gjysëm filxhani me djathë parmixhano të grirë

1 kavanoz e gjyzëm me salcë domateje me borzilok

2 filxhanë me djathtë mocarela

Vaj ulliri

Përgatitja

Ndizeni furrën në një temperaturë prej 175 gradë. Ndërkohë, në një tenxhere me ujë hidhni ujë me pak kripë dhe lëreni të marr një valë.

Shtoni petat e lazanjës dhe ziejini deri sa të zbuten për 10 minuta.

Kullojini dhe lërini mënjanë. Mishin skuqeni në një tigan bashkë me hudhrën, hudhrën pluhur, rigonin, kripën, piperin e zi.

Skuqeni për 10 minuta deri sa të marrë ngjyrën karakteristike. Në një enë tjetër përzieni gjizën, vezët dhe djathin parmixhan. Vendosini petat e lazanjës në një tepsi dhe lyejini me salcën e domates.

Më pas shtroni mishin. Shtresa e rradhës është masa e djathit. Përsëritini këto hapa deri sa tepsia të mbushet plot.

Futeni tepsinë në furrë dhe piqeni për 30 minuta deri sa djathi të ketë shkrirë dhe të ketë formuar bulëza. Hiqeni letrën e aluminit dhe lëreni zbuluar për 10 minuta të tjera deri sa djathi të marrë një ngjyrë kafe.