Laura Fazliu siguron medalje, është në finale
Publikuar:
(25.03.2023 11:43:38)

Laura Fazliu tashmë e ka “në gjep” medaljen e argjendtë në turneun Grand Slam të Tbilisit.
Laura është kualifikuar në finale, në kategorinë deri 63 kilogramë. Në gjysmëfinale pa asnjë problem e ka kaluar australianen Katharina Haecker, që ishte bartësja e tretë, ndaj së cilës ka fituar me Ippon, madje për vetëm 25 sekonda.
Fazliu e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mundi kinezen Jing Tang.
Garuesja jonë në rrethin e tretë ishte më e mirë se francezja Gaetane Deberdt, kurse në çerekfinale e mundi britaniken Gemma Howell, kampione aktuale evropiane.
Dje medalje të argjendta fituan Nora Gjakova e Distria Krasniqi. Tani Laura kërkon medaljen e artë.
/Shqip.com