Sport Ndërkombëtar

Laura Fazliu në gjysmëfinale

Laura Fazliu është duke treguar performancë të shkëlqyer në Grand Slamin që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Fazliu tashmë është kualifikuar në gjysmëfinalen e këtij turneu të madh të xhudos dhe është afër për t’ia siguruar medaljen Kosovës.

Laura po garon në kategorinë deri në 63 kilogramë, ndërsa deri tash i ka rrahur kundërshtaret një pas një.

Fazliu e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mundi kinezen Jing Tang.

Garuesja jonë në rrethin e tretë ishte më e mirë se francezja Gaetane Deberdt, kurse në çerekfinale e mundi britaniken Gemma Howell, kampione aktuale evropiane.

Laura në gjysmëfinale do të ndeshet me australianen Katharina Haecker.

Kujtojmë së dje Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova rrëmbyen medalje të argjendtë nga ky turne.

/Shqip.com