Sport Ndërkombëtar

Lampard thyen rekordin e vendosur në vitin 1988

Nëse do të kishte një çmim ‘Trajneri më i keq’ i vitit 2023, me siguri do t’i shkonte Frank Lampard. Trajneri i Chelseas, i cili përsëri humbi derbin kundër Arsenalit (3-1), nuk e di se si është të fitosh një ndeshje deri tani, këtë vit. Lampard numëron 10 ndeshje më 2023, të gjitha humbje.

10 ndeshjet e Lampard më 2023
Arsenal-Chelsea 3-1
Chelsea-Brentford 0-2
Chelsea-Real Madrid 0-2
Chelsea-Brighton 1-2
Real Madrid-Chelsea 2-0
Wolverhampton-Chelsea 1-0
West Ham-Chelsea 2-0
Everton-Southampton 1-2
Manchester United-Everton 3-1
Everton-Brighton 1-4

Kjo është ecuria më e keqe e një trajneri anglez që nga viti 1988. Lampard barazoi me humbjen ndaj Brighton (1-2) fillimin më të keq për një trajner në historinë 118-vjeçare të Chelsea. Rekordi i tij i mjerueshëm e bën Lampardin trajnerin e parë anglez që humb 10 ndeshje radhazi në të gjitha garat që nga Arthur Cox (Derby County) më 1988.

Për të gjetur fitoren e tij të fundit duhet të kthehemi më 22 tetor, ndaj Crystal Palace (3-0).

Lampard trashëgoi nga Graham Potter një ekip tashmë të eliminuar nga “FA Cup” dhe Kupa e Ligës. Chelsea, nën urdhrat e tij u eliminua në çerekfinalen e Champions League kundër Real Madridit. Në Premier League është më afër rënies (9 pikë) sesa Kupave të Evropës (17).

Lampard, pasi regjistroi humbjen e tij të dhjetë radhazi kundër Arsenalit, analizoi krizën e Chelsea. “Nuk ka zgjidhje brenda natës. Ne duhet të hedhim bazat dhe pastaj të bëjmë pak progres. Ka shumë arsye për të shpjeguar këtë situatë. Nuk është e lehtë për disa lojtarë që arrijnë në Premier League t’i bashkohen një ekipi që po kalon një kohë të vështirë. Kjo është liga më e vështirë në botë. Futbollistët, më besoni, janë të shqetësuar. Tifozët mund të thonë se nuk është kështu, por nuk është e vërtetë. Djemtë duan të bëjnë sa më mirë”.

/Shqip.com