Sport Ndërkombëtar

Lampard thotë se ka tentuar ta transferonte Haalandin te Chelsea

Erling Halaand

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard e ka zbuluar një prapaskenë nga e kaluara.

Legjenda e “Blues” thotë se në të kaluarën ishte munduar ta transferonte Erling Haalandin, por që nuk kishte arritur ta bënte një gjë të tillë.

“E kam një respekt enorm për të. Është një lojtar që jam munduar ta sillja në Chelsea, nuk më pritej ta transferoja, por në fund nuk ndodhi asgjë. Më pëlqen të shoh lojtarë të këtij niveli”, u shpreh Lampard.

Pas Salzburgut, përfaqësuesi norvegjez ishte transferuar në Borussia Dortmund, e prej aty në Manchester City, ku luan edhe aktualisht.

/Shqip.com