Sport Ndërkombëtar

Lampard shënon “rekord të zi”

Legjenda e Chelseas si futbollist, Frank Lampard, ka  regjistruar  “rekord të zi” si trajner i kësaj skuadre.

“Blutë” pësuan humbje nga Real Madridi edhe në ndeshjen e dytë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Ashtu si ndeshja e parë në “Santiago Bernabeu”, edhe në “Stamford Bridge” ndeshja u mbyll 0:2 në të mirë të “Los Blancos”, që siguruan kalimin për në gjysmëfinale.

Kjo ishte ndeshja e katërt e londinezëve me trajner Lampardin, si dhe humbja e katërt radhazi. Kësisoj, 44-vjeçari bëhet trajneri i parë i Chelseas që nuk ka fituar asnjë nga katër ndeshjet e tij të para.

/Shqip.com