Lampard mund ta marrë drejtimin e Norwich City

Pas rikthimit të Steven Gerard në Premierligë – si trajner edhe një legjendë tjetër është në prag të diçkaje të njëjtë.
Bëhet fjalë për ish-mesfushorin e Chelseat, Frank Lampard, i cili sipas mediave angleze është afër që ta marrë drejtimin e Noriwich-it, shkruan Shqip.com.
Skuadra angleze e sharkoi trajnerin, Daniel Farke – javën e kaluar.
Ironia e fatit ishte që shkarkimi i Farke, u bë pikërisht kur Norwichi e realizoi fitoren e parë në Premierligë këtë sezonë.
Ndërsa, Lampard nuk ka e ka udhëhequr asnjë ekip që nga sezona e kaluar.

“Aventura e fundit” e tij ishte me Chelsean, po nuk rezultoi e suksesshme dhe londinzët e kishin shkarkuar në gjysmë të sezonit.
Ndërsa, paraprakisht, e kishte udhëhequr Derby Country-n, në kategorinë e dytë të futbollit anglez.
Nëse, 43 vjeçari e merr drejtimin e Norwichi-t, ai do ketë një sfidë të vërtetë para vetës, pasi kjo skuadër gjendet në pozitën e fundit në ishull, me vetëm pesë pikë të grumbulluara, pas 11 ndeshjeve të zhvilluara.
Në këtë skuadër luan edhe futbollisti nga Kosova, Milot Rashica, i cili ka zhvilluar 11 ndeshje, ndërsa ka regjistruar një asistim./Shqip.com