Lakers – “viktima” e radhës e Miamit

Koha po kalon, por Lakers nuk po këndellen.
Skuadra nga Los Angelesi po kalon një sezon dëshpërues, teksa është mposhtur në shtëpi nga Miami Heat.
Në këtë takim, mysafirët ishin më kërkues në parket edhe arritën që të triumfojnë me rezultat 107-113.
Te Miami – basketbollisti më i dalluar në parket ishte Duncan Robinson, ishte Jimmy Butler, që realizoi 20 pikë, 12-të asistime dhe 10-të kërcime.
Teksa, ndeshje të mirë zhvilloi edhe Duncan Robinson, i cili ishte autor i 25 pikëve, tri asistimeve dhe pesë kërcimeve.
/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_image/image/70424194/1237943125.0.jpg)
Në anën tjetër, te Lakers edhe në këtë takim – paraqitje të jashtëzakonshme zhvilloi LeBron James, i cili realizoi 33 pikë, katër asistime dhe 11-të kërcime.
36 vjeçari po kalon në formë jetësore, përkundër faktit që Lakers nuk janë në element.
Paraqitje të mirë zhvilloi edhe Russel Westbrook. Ai ëshënoi 24 pikë, nëntë asistime dhe nëntë kërcime.
Me këtë fitore, Miami e vulos “sundimin” në Konferencën Lindore.
Heat ka arkëtuar 30 fitore, teksa është mposhtur 17-të herë dhe gjendet në vendin e parë.

Kurse, Lakers janë shumë larg nga kreu i tabelës.
Deri më tani, kjo skuadër ka shënuar 24 fitore, kurse është mposhtur 23 herë dhe gjendet në vendin e tetë. /Shqip.com
