Lajmi i fundit: Araujo mbetet jashtë Kampionatit Botëror

Ronald Araujos i ka mbetur shkëlqimi në gjysmë.
Qendërmbrojtësi uruguain do të jetë jashtë fushave të gjelbra për dy deri në tre muaj.
Sipas shumë mediave në Spanjë – ai ka vendosur të operohet si pasojë e lëndimit që pësoi me kombëtare – dhe kështu ka mbetur jashtë Kampionatit Botëror “Katari 2022”.
Mungesa e tij do të jetë një hendikep edhe në nivel ekipi – sepse konsiderohet një nga futbollistët kryesorë të Barcelonës.
Ai do t’i mungojë katalunasve – në ndeshje tejet të rëndësishme si ato kundër Interit, si dhe në “El Clasico”.
23 vjeçari është startues i padiskutueshëm në repartin defanziv të Barçës, teksa në këtë sezon është paraqitur në shtatë ndeshje – në të gjitha garat.
Opsione tjera në pozicionin e tij te Barça mbesin – Pique, Garcia dhe Christensen, teksa te Uruguai janë Godin dhe Jimenez./Shqip.com