Lajme të mira për Barcelonën – në prag të ndeshjes ndaj Real Madrid

Lajme të mira kanë arritur në kampin e Barcelonës.
Katalunasve i janë rikthyer nga lëndimi, Ronald Aruajo Martin Braithwait dhe Frenkie de Jong.
Por, kjo nuk është e gjitha. Sipas “Mundo Deportivos”, i gatshëm është edhe edhe Ansu Fati.
Të gjitha këto lajme, mbërrijnë në një kohë tejet të rëndësishme për ekipin – pasi të mërkuren do përballen me Real Madrid – në kuadër të Superkupës spanjolle.
Në të njëjtën kohë, Xavi është në pritje të rezultateve të PCR-së së fundit të Pedri Gonzales dhe Ferran Torres dhe të vendosi nëse ata do jenë pjesë e skuadrës.
Duke marrë parasysh që superkupa spanjolle, zhvillohet në Arabinë Sauditë që nga viti i kaluar, Barcelona duhet të niset më herët – në mënyrë që të akomodohen.
Ndeshja e cila nisë të mërkurën me fillim nga ora 20:00 do e përcaktoj finalistin e parë të këtij kompeticioni, pasi tashmë nuk ka sistem vajtje-ardhje.
Favorit në letër janë Real Madrid që po prijnë në La Liga me 49 pikë të grumbulluara.
Kurse, Barca pozicionohet në vendin e gjashtë me 19-të pikë më pak./Shqip.com