Ekonomi

Lajm i mirë nga Singapori, Osmani diskuton për mundësitë e investimeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron sot në Singapor, ku ka takuar udhëheqësit e vendit dhe do të marrë pjesë në ‘NewEconomyForum’ të Bloomberg të këtij viti.

Ajo në platformnën “X” ka thënë se janë të përkushtuar për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Bizneset e suksesshme kosovare dhe ato të Singaporit u bashkuan për të diskutuar mundësitë e tregtisë dhe investimeve. Një moment historik i vërtetë dhe një hap premtues përpara në bashkëpunimin në rritje ndërmjet Kosovës dhe Singaporit, të cilin ne jemi të përkushtuar ta forcojmë në vitet e ardhshme”, ka shkruar Osmani.

/Shqip.com