Lajçak takohet me përfaqësuesen e Greqisë për Ballkanin Perëndimor
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka takuar përfaqësuesen e Greqisë për Ballkanin Perëndimor.
Lajçak ka reaguar përmes Twitterit, duke ndarë një fotografi nga takimi i zhvilluar, duke theksuar rolin e rëndësishëm të Greqisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
With 🇬🇷 envoy for the Western Balkans, I spoke about our 🇪🇺 efforts on advancing normalisation of relations between Kosovo and Serbia and the impor
tant role of Greece in the region. pic.twitter.com/bL0yNROMH5
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 24, 2023
Gjatë ditës së djeshme, Lajçak ka takuar edhe përfaqësuesit e dy vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Ai ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Ratislav Kacer dhe atë të Spanjës, Jose Manuel Albares.
Lajçak ka njoftuar se në këto takime është diskutuar për përpjekjet e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, derisa ka shtuar se e vlerëson mbështetjen e fortë të Sllovakisë për të ardhmen e rajonit në BE.
/Shqip.com